Ministria e Punëve të Brendshme dha informacione rreth aksidentit që ndodhi dje pasdite në Manastir e ku morën pjesë mbi 2o persona.
Sipas SPB Manastir, me lëndime të rënda trupore ka përfunduar shoferi N.B, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Manastir.
Kujtojmë se dje pas aksidentit, të gjithë të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin klinik në Manastir, ndërsa pas mjekimit, asnjë person nuk është mbajtur në spital.