Presidenti Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit për Siguri tha se është kontestuar se gjendja e sigurisë në vend është stabile, përcjell TV21.
“Anëtarët e Këshillit për Siguri kanë konstatuar se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se tani për tani nuk ka indikacione që tregojnë se mund të cënohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha presidenti Pendarovski.
Pendarovski tha se Këshilli gjithashtu ka konstatuar se tensionet në rajon gjithashtu janë zvogëluar, pas pranisë së faktorit ndërkombëtarë.
“Këtu mbi gjitha mendojmë për Bosnje dhe Hercegovinën, me çka është hapur mundësia për vendosje të sërishme të dialogut si mjet të vetëm për tejkalim të problemeve”, theksoi Pendarovski.