Ndeshja Spanjë–Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare”, ka thënë në një prononcim ekskluziv për Klan Maqedoni, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. “Po, ndeshjet për kualifikime në kampionatin botërorë në Katar do të zhvillohen sipas protokollit të UEFA-s dhe të FIFA-s. Unë e di që Spanja është një ndër shtetet që nuk e ka pranuar Kosovën dhe kjo është qartë. Por në kuadër të UEFA-s dhe FIFA-s është protokoll tjetër që këto ndeshje gjithmonë paraprakisht para shortit të caktohet formati dhe se si. Është shumë e qartë kush me kë nuk mund të luaj, prandaj ne me Spanjën, ka pranuar federata spanjolle që në start në komisionin për gara të UEFA-s. Po ashtu kemi hyrë dhe ne normalisht që kemi pranuar dhe ne i presim sigurisht të gjitha shtetet e botës të cilat na bie jo vetëm të Europës të luajmë me to, por edhe kërkojmë të shkojmë atje. Por edhe nëse ndonjë shtet nuk do në territorin e tyre apo territor neutral, gjithsesi sipas protokollit të UEFA-së duhet respektuar Flamuri dhje himni i shtetit tonë dhe në të kundërtën ne nuk do të zhvillojmë ndeshjen sepse këtë ne kemi me statut në rregullore të garave të UEFA-së” deklaroi Agim Ademi kryetar i FFK-së.