Ministria e Ekonomisë propozon vazhdimin e ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë të ushqimit

Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri vendim me të cilin rekomandohet që masa për ngrirjen e çmimeve të produketeve bazë të shtyhet deri në fund të muajit shkurt.

“Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë Vendimin me të cilin propozohet që masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë të shtyhet deri në fund të muajit shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndryshe, me vendimin e fundit të Qeverisë, çmimi i produkteve bazë të ushqimit është i ngrirë deri në 31 janar të vitit 2022.

Në listën e produkteve janë buka, sheqerit, miellit të tipit 400, vajit ushqimor të lulediellit, qumështit të përhershëm me përmbajtje yndyre 2.8, 3.2 dhe 3.5 për qind, mishit të freskët, prodhimeve të mishit, djathit dhe gjizës, orizi, makaronat dhe vezët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *