Tre doza vaksine për t’u futur në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën në Morinë

Ka nisur protesta e kuksianeve në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Qytetarët e Kukësit po kërkojnë heqjen e pengesës për lëvizjes të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me tri doza kundër kosovanirusit, siç parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Nga pamjet e siguruara nga ABC në kufi duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që kanë bllokuar rrugën.

“Herën e parë me një vaksinë, herën e dytë me dy, herën e tretë me tre. Ndërkohë që vaksina e tretë bëhet gjashtë muaj. Ka afat kohor 6 mujor,” shprehet një qytetar i revoltuar.

Të shumta kanë qenë reagimet pasi Kosova njoftoi masat e reja anti-covid nga qytetarë por edhe nga shtete fqinje si Maqedonia e Veriut e cila kërkoi rikthim të masave paraprake. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *