OBSH: Omicron mund të sjellë fundin e pandemisë në Europë

Europa është përfshirë nga një valë e re e Covid për shkak të Omicron, sipas një deklarate të drejtorit të OBSH-së për Europën. Sipas Hans Kluge,  mund të infektojë 60% të europianëve deri më mars.

Sapo të përfundojë kjo valë që ka përshirë Europën, njerëzit do të kenë fituar imunitet ose falë vaksinës osë infeksionit, duke ulur në këtë mënyrë sezonalitetin.

“Ne parashikojmë që do të ketë një periudhë qetësie përpara se Covid-19 të rikthehet sërish në fund të vitit, por jo domosdoshmërisht do të rikthehet pandemia”, tha Kluge.Varianti Omicron, për të cilin studimet kanë treguar se është më ngjitës se Delta, por më pak i lehtë, ka rritur shpresat se Covid-19 ka filluar të kalojë nga një pandemi në një sëmundje endemike më të menaxhueshme si gripi sezonal. Por Kluge paralajmëroi se ishte ende herët për ta konsideruar Covid-19 endemik, pasi me përhapjen massive të Omicron, mund të shfaqen variante të tjera, përfundoi Kluge.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *