Prindërit kundër maskave në shkolla, si do të zhvillohet gjysmëvjetori i dytë?

Rreth 12 mijë prindër nga nisma “Stop bartjes së maskave në shkollë” kërkojnë të shfuqizohet mbajtja e maskave për nxënësit. Trajçe, prind i dy fëmijëve habitet se si fëmijët me prindërit e tyre nëpër kafene e kënde lojërash qëndrojnë pa maska, e në shkollë detyrohen t’i vendosin.

“Është absurd që fëmijët të mbajnë maska kur jemi në situatë kur askush nuk po i bartë maskat, duam ta pranojmë ose jo. Unë nuk njoh ndonjë person të rritur që bartë maskën për 8-9 orë pa ndërprerje, ndërsa e njëjta praktikohet te fëmijët. Më tragjikja është se një pjesë e nxënësve tashmë dy vjet po bartin maska” – thotë Trajçe Petkovski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *