Lufta duket e pashmangshme, Rusia përgatitet të pushtojë Ukrainën

Lufta e Parë Botërore u bë e pashmangshme pasi Gjermania kishte lëshuar urdhrat për mobilizim, sipas A.J.P. Taylor, një historian britanik. Kompleksiteti i orareve të hekurudhave në fillim të shekullit të 20-të, nga të cilat vareshin më pas lëvizjet e trupave ushtarakë, e bënë pothuajse të pamundur çdo ndryshim.

Ushtritë moderne nuk vuajnë nga të njejtat kufizime. Por ndërsa Rusia dërgon gjithnjë e më shumë njësi në kufijtë e Ukrainës, po shpaloset një situatë e zymtë. Diplomacia e javës së kaluar nuk dha asnjë rezultat. Disa nga kërkesat e Vladimir Putinit janë të pamundura për t’u pranuar nga NATO. (Në thelb, ai dëshiron që NATO të mos pranojë kurrë anëtarë të rinj dhe të largojë forcat e saj nga çdo vend që Rusia kërcënon), raporton abcnews.al

Më 19 janar, presidenti Joe Biden tha se ai pret që Rusia “të hyjë” në Ukrainë. Më 14 janar, hakerët sabotuan faqet e internetit të qeverisë ukrainase dhe paralajmëruan  ukrainasit që të përgatiteshin për më të keqen. Mbi 100,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufirin lindor të Ukrainës, me spitale në terren dhe depo karburanti.

“Grupet e batalionit” kanë mbërritur në Bjellorusi, një shtet në veri të Ukrainës, në përgatitje të dukshme për një sulm me dy fronte që do të ndante forcat ukrainase dhe do të kërcënonte kryeqytetin, Kiev.

Mungon vetëm një shkas dhe sipas Amerikës, Rusia do të sulmojë Ukrainën duke thënë se në fakt ishin ata që sulmuan të parët.

Shanset për luftë janë  jashtëzakonisht të larta.

Megjithatë nuk është e pashmangshme. Pamja nga një satelit që mbikqyr tanket dhe armët ruse janë sigurisht alarmante. Nëse Putin është i vendosur të pushtojë përsëri Ukrainën, ai do të përgatiste popullin rus, siç bëri përpara aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Ai nuk ende nuk ka vendosur nëse do të pushtojë ose jo Ukrainën.

Askush nuk e di se si Putin i vlerëson rreziqet dhe përfitimet e mundshme në raste lufte. Por këtu janë disa gjëra që ai duhet të marrë parasysh.

Së pari, nëse ai pushton Ukrainën, kjo do të dëmtojë ekonomikisht Rusinë. Amerika dhe BE-ja kanë përgatitur një listë të gjatë sanksionesh financiare dhe tregtare. Standardet e jetesës ruse do të bien,  pavarësisht rezervave të majme të qeverisë për të zbutur goditjen, raporton abcnews.al

Së dyti, forcat e Ukrainës janë shumë të afta, dhe për Putin mund të jenë një goditje shumë e madhe. Ata nuk mund t’i ndalojnë forcat jashtëzakonisht superiore të Rusisë që të pushtojnë një pjesë të madhe të territorit të tyre, por mund të jenë një makth duke mos u dorëzuar.

Së treti, rusët nuk e mbështesin një luftë vdekjeprurëse në Ukrainë. Për vite me radhë, sondazhet kanë zbuluar se shumica e rusëve preferojnë që vendi i tyre dhe Ukraina të jenë fqinjë miqësorë.

Popullariteti i Putinit ka qenë në rënie. Një tipar kishotik për të rivendosur perandorinë ruse nuk do ta ringjallë atë, veçanërisht nëse ka shumë viktima ruse. Edhe autokratët duhet të shqetësohen se populli mund të jetë kundër tyre. (Për të mos përmendur elitën, jeta e të cilëve mund të ndryshojë për shkak të vendosjes së sanksioneve), raporton abcnews.al

Nëse lufta nuk shkon siç Putin ka pretenduar, ai mund të humbasë pushtetin. Perëndimi nuk ka asnjë mundësi për të penguar Rusinë por duhet të përpiqet. Sekretari Amerikan i Shtetit do të takohet me homologun e tij rus më 21 janar. Ai duhet të vazhdojë bisedimet mbi temat, në të cilat mund të arrihet një marrëveshje, të tilla si vendosja e raketave dhe kufizimet në stërvitjet ushtarake.

Ai duhet të mbledhë BE-në dhe NATO-n për të paraqitur një front të bashkuar kundër agresionit rus.

Lufta ende mund të shmanget, por koha nuk premton.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *