Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se në aksidentin tragjik që ka ndodhur para qendrës tregtare në “City mall”, janë përplasur dy 24-vjeçarë nga një veturë që ka qenë duke u drejtuar nga një 22-vjeçar.
Në vendngjarje ka ndërruar jetë vajza, 24-vjeçare, ndërkaq personi tjetër i përplasur, po ashtu 24 vjeç, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital.Më datë 20.01.2022, në ora 19.44, është denoncuar se në rrugën “Markovska” në bulevardin “Partizanski odredi”(Aradhet partizane) ka ndodhur një fatkeqësi trafiku në të cilën një veturë me shofer J.Gj.(1999) nga Shkupi ka goditur L.D.(1997) nga Radovishi i cili është lënduar dhe dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe V.N. (1997) nga Radovishi, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes”, thanë nga MPB për TV21.