Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq mbrëm në “Click Plus” në TV21 theksoi se beson se ka ndërgjegjësim të lartë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se çështja e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut është një çështje shumë më e madhe sesa thjesht hapja e negociatave me një shtet.
“Mendoj se ka një vetëdije të lartë në Bashkimin Evropian se çështja e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut është një çështje shumë më e madhe sesa thjesht hapja e negociatave me një vend. Kemi një paketë Maqedoni Veriore – Shqipëri. Duhet të mbetet, por koha do ta tregojë. Ne kemi qenë në këtë paketë për dy vjet”, shtoi Mariçiç