Ministri Bekteshi do të vizitojë Kumanovën

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të enjten  më 11 mars 2021 do qëndroj për  vizitë pune në Kumanovë dhe rrethinë.

Së bashku me ministrin gjatë vizitës i pranishëm do të jetë edhe deputeti, Arbër Ademi.

Në kuadër të vizitës, Ministri do të vizitojë disa kompani prodhimi dhe objektet hotelierike që u mbështetën drejtpërdrejt përmes masave dhe programeve të Ministrisë së Ekonomisë për të realizuar investimet e tyre, si dhe u mbështetën në luftën me ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia.

Ministri gjithashtu do të informojë lidhur me thirrjet publike për mbështetje financiare të kompanive në suaza të  programeve të Ministrisë së Ekonomisë.

Deklaratat për mediat janë caktuar në orën 13:00 në sheshin “Jugosllavia e Re” në Kumanovë tek  monumenti I  “Batko Gjorgjisë”

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *