Sipas La Gazzetta dello Sport, AIA i ka kërkuar falje Milanit dhe gjyqtari Marco Serra do të përballet me një pezullim të gjatë pas gabimeve të sotme në ndeshjen mes kuqezinjve dhe Spezias që përfundoi 2-1 për mysafirët.
Serra anuloi një gol të vonshëm të Junior Messias, duke i dhënë një goditje dënimi Milanit pa luajtur avantazhin. Zyrtari i ndeshjes bëri vërshëllimën e fundit përpara se Messias të godiste topin, duke e dërguar atë në rrjetë.39-vjeçari u kërkoi falje lojtarëve të Milanit në fushë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, shefat e shoqatës së arbitrave (AIA) kanë bërë të njëjtën gjë me kuqezinjtë.