Premtimet e Bekim Sali si ministër i Shëndetësisë

Nuk mbajti paraqitje para mediave, por Bekim Sali nëpërmjet një shkrimi në Facebook zgjodhi të shpalosë prioritetet e tij si ministër i Shëndetësisë, i cili për herë të parë bart postin e një ministri edhe pse më parë ka qenë i angazhuar në këtë dikaster, transmeton TV21.

Premton se do të vazhdojë aty ku ka mbetur ish ministri Venko Filipçe, ndërkaq thotë se do të mundësojë qasje të barabartë për çdo qytetar në shërbimet shëndetësore, do të krijojë sistem shëndetësor të fuqishëm duke fuqizuar kapacitetet shëndetësore dhe do të përmirësojë kushtet e punës së punonjësve shëndetësorë.

Më poshtë fjalimi i Bekim Sali në formë të integruar:

Jam shumë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që e kam si ministër i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçmas në periudhën në të cilën ballafaqohemi me sfidën më të madhe – pandeminë dhe pasojat e saj.

Në të vërtetë, sfidat në shëndetësi kanë ekzistuar çdoherë dhe unë si ministër premtoj se do të angazhohem me shumë përkushtim që ta bëj sa më të padallueshme shëndetësinë siç është me shëndetësinë siç duam ta kemi.

Do të vazhdoj aty ku e kanë lënë paraardhësit e mi, duke e vlerësuar punën e tyre, por edhe duke e detektuar atë që duhet të adresohet tash e tutje. Unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë dhe në kompetencën time që sistemi shëndetësor të jetë më pak i lëndueshëm dhe gjithnjë e më shumë i qëndrueshëm ndaj sfidave me të cilat ballafaqohemi sot dhe me të cilat do të ballafaqohemi në të ardhmen.

Krijimi i një sistemi shëndetësor të fuqishëm për mua nënkupton definim të mirë dhe gjithëpërfshirës të problemeve dhe parregullsive sistemore dhe qasje të koordinuar dhe në kohë të zgjidhjes së tyre.

Prioritet i punës sime si ministër do të jetë para së gjithash preventiva dhe qasja e barabartë në shërbime shëndetësore, si dhe rritja e fuqizimi i kapaciteteve në sistemin shëndetësor dhe udhëheqja e mirë, por edhe koordinimi dhe konsistenca në avancimin dhe zbatimin e politikave të punës së vlefshme. Përveç kësaj, pa asnjë kompromis do të angazhohem në përmirësimin e statusit dhe kushteve në të cilat funksionojnë punëtorët shëndetësorë dhe personeli mjekësor.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *