Southampton po zhvillon bisedime me Chelsean për transferimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, i cili ka bërë përshtypje që kur u transferua në St Mary’s në huazim gjatë verës.
20-vjeçari shqiptar ka shënuar pesë gola në ligë që kur iu bashkua skuadrës së Ralph Hasenhuttl në fillim të sezonit dhe Southampton do të dëshironte ta nënshkruante sulmuesin në baza të përhershme.Mbetet për t’u parë nëse lojtari shqiptar është pjesë e planeve afatgjata të Chelseat.