Xhaferi tha se Dauti citon nene të gabuara nga Rregullorja, pasi procedura e zgjedhjes së Qeverisë ka rrjedhë ndryshe nga pikat e tjera.
Thotë se në vend të nenit 80 dhe 85, duhet të thirret neni 112.
“U thirrët në dy norma të gabuara. Neni 80 dhe neni 85 nga Rregullorja sa i takon seancave të rregullta për pika në procedurë. Seanca e 60-të është thirrur në përputhje me dispozitat për zgjedhjen e Qeverisë dhe sa i takon diskutimeve, për të cilat folët ju (Ilire Dauti) nuk vlejnë nenet 80 dhe 85, por dispozita 112, paragrafi 2 i cili thotë: “Pas programit të mandatarit dhe propozimit për përbërjen e Qeverisë, Kuvendi zhvillon diskutim dhe ai zgjat më së shumti dy ditë. Paragrafi tjetër thotë se radhitja e deputetëve që do të marrin pjesë në diskutim e përpilon kryetari i Kuvendit në mënyrën që do të sigurojë pjesëmarrje në diskutimin e deputetëve të partive të ndryshme të përfaqësuara në Kuvend. Do të thotë, kur citoni Rregulloren, lexojeni deri në fund, sepse ka çështje që janë të rregulluara në mënyrë strikte”, tha Xhaferi, transmeton TV21.
Xhaferi gjithashtu ka deklaruar se nëse thirret në diskutimin e djeshëm, për numrin e deputetëve që kanë mbajtur fjalim dhe kanë replikuar, raporti mes tyre varësisht grupeve parlamentare që u takojnë, është: