Nëse mendoni se jeni nga ata njerëz që nuk bëni një gjumë të qetë dhe të plotë gjatë natës, jeni duke lexuar artikullin e duhur sepse më poshtë abcnews.al do ju tregojë ushqimet që duhet të konsumoni për një fjetje sa më të qetë.
Salmon
Peshku yndyror, veçanërisht salmoni, është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D. Ky është një kombinim unik dhe shumë i dobishëm për trajtimin e pagjumësisë. Arsyeja është se ëto dy elementë ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, e cilës është provuar se nxit gjumin. Më konkretisht, njerëzit me një mungesë të vitaminës D janë të prirur të kenë probleme me gjumin. Salmoni i egër është më efektiv.
Bajamet dhe arrat
Bajamet janë të pasura me melantoninë. Gjithashtu janë të pasura me magnez dhe kalcium, dy minerale që ndihmojnë në relaksimin e muskujve. Magnezi zvogëlon inflamacionin që mund të shkaktojë shumë ankth dhe dhimbje te i sëmuri, informon abcnews.al.
Ndërsa arrat ofrojnë veti shumë të ngjashme dhe gjithashtu përmbajnë triptofan, një aminoacid që shkakton gjumin. Ky acid është zbuluar se ofron ndihmë për pacientët që vuajnë nga pagjumësia e lehtë. Gjithashtu, arrat janë të pasura me acide yndyrore, të cilat rrisin edhe më shumë nivelet e serotoninës, duke ju ndihmuar të bini në gjumë edhe më shpejt.
Çaj bimor
Çaji i kamomilit, në veçanti, përmban doza të larta të flavones dhe apigenin. Nga njëra anë, flavones zvogëlojnë inflamacionin që shkakton një gjumë më pa stres. Nga ana tjetër, apigenina është një antioksidant i shkëlqyeshëm që ka aftësinë të promovojë përgjumje dhe të zvogëlojë efektet e pagjumësisë.
Lule pasioni është një hardhi e njohur që i ndihmon njerëzit të trajtojnë pagjumësinë, ankthin dhe dhimbjet. Është një ilaç pa recetë që, në shumë raste, ka ndihmuar njerëzit të ulin aktivitetin e trurit. Ky është ideal pasi shumë njerëz e gjejnë trurin e tyre plotësisht të aktivizuar edhe pasi të jenë futur në shtrat, informon abcnews.al.