Admir Mehmedi transferohet ne Antalyasport

Futbollisti shqiptar nga Gostivari, anëtar i kombëtares Zvicerane, 30 vjeçari Admir Memedi karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi te skuadra e Antalyasporit. Aika firmosur kontratë tre vjeçare me skuadrën turku Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare e skuadrës elitare të Turqisë të premten në mbrëmje. 30-vjeçari, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut me skuadrën turke ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024. Edhe prindi i Admirit, Imbërli Mehmedi nga Zvicra konfirmoi angazhimin e Admirit në skuadrë turke duke shprehë mjaftë i kënaur më këtë lëvizje të djalit të tij Pas dhjetë sezonesh në SC Freiburg, Bayer 04 Leverkusen dhe VfL Wolfsburg, sulmuesi kombëtares zviceran Admir Mehmedi është transferuar në kampionatin e Turqisë. Admir Mehmedi gjatë qëndrimit në ekipet gjermane ka shënuar 46 gola. Antalyaspor aktualisht drejtohet nga Nuri Shahin, i cili gjithashtu kishte bërë karrierë në Gjermani dhe njeh mirë kualitetet e Mehmedit. Pikërisht me Memedin në skuadër, Antalyaspor shpreson të shpëtojë sezonin në Superligën turke, aty ku renditet në pozitën e 15-të me 22 pikë, vetëm 4 pikë larg vendit të 17-të që dërgon një kategori më poshtë në futbollin turk. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *