Juventusi vazhdon me fitore në Serie A, mposht me lehtësi Udinesen

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Ekipi i Massimiliano Allegrit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit, teksa ka edhe dy barazime.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 19-të dhe ishte Paulo Dybala, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Juventusi ishte skuadër më e mirë, e menaxhoi lojën, krijoi raste dhe shënoi golin e sigurisë.

Goli i vetëm në këtë pjesë dhe i dyti për Zonjën e Vjetër erdhi në minutën e 79-të me anë të Weston McKennie, i cili shënoi për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultat përfundimtar i takimit.

https://twitter.com/i/status/1482444459321212936

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *