Nëse dikush ishte magjepsur nga Erling Haland, nga dje duhet të nisë të mendojë se ky është futbollisti i së ardhmes dhe pse jo, ai që mund të synojë të thyejë rekordin e 134 golave në Champions të Ronaldos.
Fundja, dje me dopietën e tij, nordiku festoi 20 gola në Ligën e Kampioneve, në vetëm 14 ndeshje, shifër kjo e cila shkrumbon Herri Kejnin dhe Alesandro Del Pieron, të cilët 20 realizimet në Champions i kishin arritur respektivisht pas 24 dhe 26 ndeshjesh.
PANORAMASPORT