Philadelphia 76ers ka arritur ta fitoj derbin e mbrëmjes në elitën e basketbollit amerikan NBA ndaj Brooklyn Nets.
Ndeshja e zhvilluar në Barclays Center ka qenë fantastike, pasi rezultati ishte i ngushtë gjatë tërë sfidës, por në fund mysafirët fituan me tetë pikë diferencë 102:110.
Qendra kamerunase e 76ers, Joel Embiid ishte më meritori për këtë fitore pasi e mbylli ndeshjen me 34 pikë, shtatë kërcime e një asistim.
Formë të mirë shfaqi edhe Tyrey Maxey me 25 pikë, shtatë kërcime e katër asistime në fitoren e 76ers.