Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-se, Oliver Spasovski sot ka dhënë detaje të reja për aksionin e zhvilluar në disa lokacione në Kumanovë dhe Shkup. Bëri të ditur se gjatë aksionit janë arrestuar 10 persona. 5 nga Kumanova, 4 nga Shkupi dhe një nga Tetova, mes tyre 3 policë dhe 5 doganierë.
“MPB në aksionin më datë 21.12.2021, arrestoi 10 persona për shkak të dyshimit për kontrabandë dhe tregti të paligjshme. Si rezultat i aksionit të madh në shumë lokacione në Kumanovë dhe Shkup, me çka u arrestuan 10 persona (nga 35 deri në 53 vjeç), 5 nga Kumanovë, 4 nga Shkupi dhe një nga Tetova, në mesin e tyre tre pjesëtarë të policisë dhe 5 doganierë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Aksioni është zhvilluar nga Sektori për kriminalistikë dhe Sektori për tregti të paligjshme të lëndëve narkotike.