Inter dhe Juventus nën hetime

Klubi i futbollit, Inter, së fundmi, lëshoi një deklaratë, ku u bë e ditur se po bashkëpunon me policinë financiare, por u theksua se asnjë punonjës nuk është nën hetim.

Policia financiare hyri në zyrat e klubit të Interit dhe kërkoi prova në lidhje me hetimin për disa transferime dhe përvetësimin e dyshuar të parave.

“Mund të konfirmojmë se klubi ka dorëzuar dokumentet e kërkuara, të cilat i referohen shitjes së lojtarëve të caktuar në sezonin 2017/18 dhe 2018/19. Kërkesa është dorëzuar nga Prokuroria Publike e Milanos, për të kontrolluar nëse fitimi kapital është regjistruar si duhet. Pasqyrat financiare të klubit janë përgatitur në përputhje me parimet më rigoroze të kontabilitetit. Asnjë punonjës i Interit nuk është nën hetim. Asnjë akuzë nuk është ngritur. Sipas njoftimit të prokurorisë, bëhet fjalë për hetim paraprak”, u bë e ditur në njoftim.

Ky është një vazhdim i hetimeve në Itali dhe më parë policia financiare ka “kontrolluar” shkresat e Juventusit.

Më shumë klube pritet të përfshihen në hetim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *