Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot në Shkollën Fillore të Çairit – “Tefejuz” mori pjesë në evenimentin me rastin e shënimin të Ditës së mësimit në gjuhën turke-21 Dhjetori. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, z. Mustafa Shentop, ambasadori i Turqisë në vend, z.Hasan Mehmet Sekizkok, drejtori i SHFK “Tefejuz”, Seladin Zekir, arsimiatarë, nxënës e prindër.