Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami I ka ndjekur sot nga afër punimet e rikonstruimit të rrugës “Vllezërit Milladinov” (pranë shkollës së mesme tekstile). ka shkruar ne rrjetin social Facebook kryetari i Komunes se Tetoves Bilall Kasami.
Me këtë rast kryetari Kasami tha se është i motivuar nga kërkesa e shumë qytetarëve të cilët përmes rrjeteve sociale kanë dërguar fotografi në lidhje me gjendjen e katandisur të rrugëve dhe rrugicave të qytetit të Tetovës.” Sot, bashkë me ekipet riparuese isha prezent gjatë sanimit të rrugëve të qytetit të Tetovës, më konkretisht në rrugën “Vëllezërit Miladinov”, tek shkolla e mesme tekstile”u shpreh Kasami.