Ministria e Punëve të Brendshme pas aksionit në Lagjen e Trimave në Kumanovë njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë realizuar disa bastisje në disa lokacione në Kumanovë dhe Shkup, shkruan TV21. Nga MPB njoftojnë se janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve tre policë dhe 5 doganierë.
“Janë privuar nga liria dhjetë persona, përkatësisht B.A.(35), M.A.(40), I.A.(45), I.F.(47), A.A.(43), të gjithë nga Kumanova, A.Zh.(53), T.T. (54), D.K.Sh.(43), Xh.Sh.(36) nga Shkupi dhe L.L. (36) nga Tetova, mes të cilëve tre policë dhe pesë doganierë”, njoftojnë nga MPB.Nga MPB theksojnë se 9 persona dyshohen për kontrabandë, ndërsa tre prej të arrestuarve dyshohen për prodhim dhe shitje të paligjshme të substancave narkotike, ndërkaq tek personi A.A. është gjetur dhe konfiskuar kokainë.