Aksioni policor në Kumanovë, në mesin e të arrestuarve ka edhe policë
Në aksionin policor në Kumanovë sipas informacioneve ka edhe policë në mesin e të arrestuarve.
Telma shkruan se grupi është marrë me trafikim të drogës. Hetimi në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion është hapur kundër nëntë personave pjesëtarë të grupit për tregti me drogë.
Bastisje po bëhen në më tepër lokacione në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa janë konfiskuar edhe lëndë narkotike.