ShBA dhe RMV me marrëveshje për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Аmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Meri Bërnz, sot e nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara.

“Me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara, e pasurojmë kornizën kontraktuale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe i mirëbesimit që mbizotëron mes dy vendeve mike. Si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s, mbetemi të përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në drejtim të arritjes së stabilitetit afatgjatë, demokratizimit dhe prosperitetit të vendit dhe rajonit” theksoi Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *