Ka nisur samiti i Open Ballkan në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Gjatë fjalës hapëse kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te marrëveshjet që do të firmosen sot si dhe ka përsëritur ftesën për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën që të jenë pjesë e kësaj aspirate.
Në krah të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Është kënaqësi e vërtetë t’ju uroj mirëseardhjen sot. Jam i kënaqur t’u them se sot është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm përpara drejt objektivit tonë, që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të ballkanit të hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë. Ballkani i hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje por ne do ecin para se kjo është ajo për të cilën kemi nevojë për njerëzit tanë.
Do nënshkruajmë marrëveshjet, njohja e ndërsjellë, zbatimi i memorandumit të mirëkuptimit të lehtësimit të eksport-importeve. Sot do të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje të tjera.
Më lini këtu që ti kthehem faktit se sa herë kemi folur për këtë gjë sa herë kemi rënë në parim për këtë përmes procesit të Berlinit dhe është Ballkani i hapur që po e bën këtë. Marrëveshja përfaqëson një gur kilometrik të bashkëpunimit tonë, i jep mundësi të jashtëzakonshme për bizneset dhe prodhuesit tanë, heq një pengesë të dëmshme për fermerët tanë.
Ekipet tona kanë bërë një punë të shkëlqyer për marrëveshjen për lehtësimin e mallrave dhe njerëzve. Ne do nënshkruajmë sot për heqjen e lejeve të punës, kjo që qytetarët të kërkojnë punësim dhe të lejohen të qëndrojnë në vendet tona. Duke e bërë këtë ne flasim për gjëra konkrete dhe po marrim hapa konkrete.
Na duhet ta hapim rajonin përkundrejt lëvizshmërisë. Të tërheqim investues globalë dhe rajonalë. Për ta bërë këtë duhet së pari të bëjmë ndryshime në çdo mënyrë të mendësisë, për të kaluar nga klisheja e konkurrencës dhe marrjes së një tregu duke krijuar një treg të përbashkët. Në deklaratën e samitit të Beogradit i kërkuam BE të eksportojë disa pika kyçe ku ne të kemi qasje në fonde ndërkombëtare për inovacion kërkim… etj.