Në lidhje me propozimet për falje për disa të burgosur në cilësinë e Zv/Ministrit të Drejtësisë nuk jam pajtuar dhe natyrisht kam reaguar institucionalisht!Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë.Asnjëherë nuk do të heshtim për kauzën e drejtësisë ka shkruar ne Facebook zevendesministri i drejtesise Agim Nuhiu.