Bomgartner: Mund të pritet që Makron që të ndërmerr hapa për lehtësim të dialogut Shkup-Sofje

Mund të pritet  presidenti francez Emanuel Makron të ndërmarrë hapa për lehtësim të dialogut ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, të ndërmarrë nisma për lëvizje të punëve, deklaroi në intervistë për “360 shkallë” Ambasadori i Francez në vendin tone, Siril Bomgartner.

Ai nuk ka folur se për çfarë biseda konkrete bëhet fjalë, por  potencon se fillimi i negociatave ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është diçka që të gjithë e dëshirojnë.

“Mendoj se çështja juaj e ardhshme  do të jetë – për çka punohet më saktë në tërësi, por do të qëndroja i matur, sepse më e rëndësishme është të jemi efikas, të kemi aktivitete  që do të mundësojnë  zhbllokim të procesit dhe të arrihet ai rezultat, të cilin të gjithë sot e dëshirojnë, ndërsa ai është zgjidhja e gjendjes sa më shpejtë që mundet  që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se nuk gjendemi  në fazën e komunikimit publik, por në fazën  e mobilizimit, ndërsa që të rriten shanset për sukses  ndonjëherë duhet të jemi shumë diskret, sepse më e rëndësishme është të jemi të bindshëm dhe të kemi qasje racionale e cila në fund  do të na e sjellë rezultatin e dëshiruar”, thotë Bomgartner.

Në lidhje me gjuhën, theksoi se në Maqedoninë e Veriut flitet  në gjuhën maqedonase dhe se nuk ka kurrfarë dilema në lidhje me këtë.

“Askush nuk mund t’ua imponojë të dy vendeve të miratojnë diçka që nuk do t’u përgjigjet  dhe që do të kërkojë zhvendosje  nga linjat e kuqe. Në suaza të atyre paramentrave duhet të përparohet, të gjendet  zgjidhje, ndërsa pasi të arrihet kjo,  duhet të dakordohemi për kornizën negociuese, e cila do të mundësojë hapje të negociatave për anëtarësim, pa zvarritje”, theksoi Bomgartner.

Franca nga 1 janari e ndërmerr kryesimin me BE-në, ndërsa Bomgartner thotë se  qershori është afati përfundimar, por  megjithatë qëllimi është negociatat me Maqedoninë e Veriut të fillojnë më herët.

Duke përkujtuar se Franca  do të ketë zgjedhje presidenciale në prill dhe parlamentare në fillim të qershorit, përmendi se mundësitë për veprim të Parisit gjatë zgjedhjeve do të jenë të kufizuara, sepse “do të gjendemi në një periudhë në të cilën jemi të obliguar në rezerva”.

Në intervistë për “360 shkallë” ai përmendi se nuk bëhet fjalë për konferencë në të cilën do të flitet vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por fokusi do të jetë  në një kontekst rajonal më të gjërë, në tema të cilat e nxisin  interesin evropian për rajonin dhe i përfshijnë ndoshta edhe çështjet për zgjerim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *