Një 49-vjeçar ka humbur jetën sonte në një aksident të rëndë që ka ndodhur në fshatin Batincë të Shkupit,
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20.00, kur një veturë e tipit “Skoda Octavia”, e drejtuar nga një 49-vjeçar nga fshati Batinci, është përplasur me një veturë BMW.
Nga plagët e rënda ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Skoda”, ndërsa drejtuesi i BMW-së është dërguar në qendrën klinike.
Punonjësit e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë vendin e aksidentit, njofton MPB