Adnan Azizi nga Lëvizja Besa përmes Facebook kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare për shkak se dje, Këshilli për Çështje të Përgjithshme nuk miratoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Ai thekson se “qeveria është e delegjitimuar” dhe se sa më shpejt duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Datë s’ka – Qeveria u delegjitimua, prandaj zgjedhje të parakohshme një ditë e më parë, ndryshe këta vetëm se mund të na çojnë në humnerë”, shkruan Azizi.
Sipas tij, pushteti ka përdorur përralla boshe si data dhe integrimet në BE, ndërsa ata, shkruan Azizi, në të vërtetë gjithçka e kanë për të mbrojtur pushtetin dhe të zhvatin deri në momentin e fundit