Pas dorëheqjes së drejtorit Florin Besimi nga Spitalit Klinik i Tetovës, i cili ishte nga radhët e BDI-së, dhe pas marrëveshjes Zaev – Gashi, në krye të këtij institucioni do të vijë një drejtor nga radhët e Alternativës. Në opinion po përfliten dy emra për drejtor të ardhshëm, mjeku Nexhbedin Karemani dhe mjeku Amir Elezi.
TV21 kontaktoi me Karemanin i cili pohoi se i është propozuar për të menaxhuar me Spitalin Klinik të Tetovës, por i njëjti na la të kuptojmë se ka konkurrentë të fortë, të cilin më shumë e preferon partia, e ai është Elezi. Mjeku Karemani na tha se bisedimet po zhvillohen edhe më tej dhe se nuk ka asgjë definitive, por që e meriton të jetë në krye të këtij institucioni shëndetësorë.