Mbrojtësi shqiptar ishte me të vërtetë spektakoalr, me atë që tregoi në fushën e lojës, duke neutralizuar totalisht sulmuesin kryesor të Interit, Romelu Lukaku, teksa në pjesën e parë i hoqi edhe dy raste për gol belgut.
Pas Shkrinjarit që është zgjedhur njeriu i ndeshjes, për shkak të golit vendimtar që shënoi, Gjimshiti është zgjedhur si lojtari më i mirë te Atalanta dhe i dyti më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 7.7 nga “SofaScore”.
Shqiptari luajti për 81 minuta në këtë ndeshje, duke bërë 4 spastrime nga zona, bllokoi 2 gjuajtje, kishte 2 ndërhyrje vendimtare, teksa fitoi edhe 4 duele ajrore.
STATISTIKAT E BERAT GJIMSHITIT, PËRGATITUR NGA “SOFASCORE” PËR “PANORAMA SPORT”: