Liga e parë: Superderby ne ÇAIR Përfundon me barazim

Dy fitore të ekipeve vendase, tri barazime dhe një fitore e mysafirëve me 16 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 17-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Derbi i javës që u zhvillua në Çair mes Shkupit dhe Shkëndijës përfundoi me barazim 1:1. Në një ndeshje me cilësi të lartë, me raste të shumta, në momente edhe lojë të tensionuar pasi kishte dy ndërpreje një pjesën e parë shkaku u jeteve piroteknike dhe në pjesën e dytë shkaku i hudhjeve të gjësendeve të forta nga ana e publikut, superderbi i javës së 17=të mes Shkupi dhe Shkëndijës pèrfundoi me barazim 1:1. Dy golat u shënuan në pjesën e dytë së pari Sindrit Guri në minutën e 70 shënoi për Shkëndijën , ndërsa barazoi Alvarez me një gol fenimenal nga goditja e lirë në minutën e 88-të. Me pikën e fituar FC Shkupi edhe zyrtarisht bëhet kampion i sezonit vjeshtor ndërsa Shknëdija mbetet në pozitën e tretë me 31 pikë. Në pesë takimet tjera të javës së 17-të u shënuan këto rezultate: Renova – Tikveshi 1:1, Skopje – Struga Trim Lum 1-0, Pelisteri – Boreci 1-3, Makedonija Gj.P – Akademia Pandev 4:0 dhe Bregallnica – Rabotniçki 1-2. Tabelën e kryeson Shkupi me 39 pikë, para Akademija Pandev me 32, shkëndija me 31 dhe Renova me 27 pikë. Java e fundit të stinorit vjeshtir luhet të dielën.

Shaban Sinani

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *