Deputeti i Alternativës, Seknder Rexhepi-Zejdi ka njoftuar se pas vendimit që partia e tij të bëhet pjesë e Qeverisë, gjatë ditës së nesërme do tërhiqet nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar tl Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, përcjell TV21. Rexhepi thotë se veprimi i mëtjshëm i Alternativës në Kuvend do të vazhdojë sipas marrëveshjes për shumicë parlamentare/
“Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA. Veprimi jonë si deputetë të Alternativës do të vendoset konform marrëveshjes së re për shumicë parlametare.
P.S. Respekte për të gjithë deputetët e Koalicionit dhe ju jam mirnjohës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe raportet e mira ndërnjerëzore”, ka shkruar Rexhepi.