Monedha turke ka humbur rreth 40% të vlerës së saj që prej fillimit të vitit 2021, duke u bërë valuta me performancën me të dobët në Tregun Valutor Global.
Problemet janë të shumta, duke nisur nga disa lëvizje të fundit të presidentit Rexhep Tajip Erdogan e deri tek akuzat e tij të ashpra kundër fuqive perëndimore, shkruan Euronews.
Si përfundim, familjet s’po arrijnë dot të blejnë as ushqimet bazë apo sendet më elementare.
Më poshtë do të gjeni një vështrim më të thelluar rreth krizës në Turqi dhe impaktit që ajo ka patur për popullin turk deri më sot.
Çfarë po ndodh me lirën turke?
Që prej shtatorit, me udhëzimet e presidentit Erdogan, Banka Qendrore Turke uli normat e interesit për të marrë para borxhë, edhe pse inflacioni ishte duke u rritur me rreth 20%.
Erdogan – i cili ka qenë në pushtet prej rreth 19 vitesh dhe është bërë gjithnjë e më autoritar – ka kohë që argumeton se normat e larta të interesit janë shkaktare kryesore për inflacionin, ndryshe nga ajo që thuhet në përgjithësi nga ekonomistët: që duke rritur interesin, çmimet mund të pësojnë ulje.
Si janë ndikuar njerëzit?
Njerëzit janë në një panik të vazhdueshëm, duke konvertuar paratë dhe kursimet e tyre në dollarë apo flori në mënryë që të mos rrezikojnë zhvlerësimin e tyre total.
Si përfundim, lira turke, e cila mezi po e merrte veten nga një tjetër krizë monetare në vitin 2018, po dobësohet edhe më tej duke kapur shifra rekord përkundrejt dollarit apo euros.
Ndërkohë që inflacioni ka arritur në më tepër se 21%, rritja e çmimeve të sendeve bazë ka bërë që më shumë se 83 milionë qytetarë turq të kenë vështirësi të kalojnë muajin.
Çmimi për importet, karburantin, qeratë dhe ushqimet bazë po rritet gjithnjë e më shumë, çdo ditë në Turqi – një vend që është i varur nga importet.
Por përse po e bën Erdogan të gjithë këtë?
Erdogan është shprehur se është një musliman i devotshëm dhe e ka përdorur shpesh argumentin fetar për këtë lëvijze të tij të fundit, pasi feja e Islamit nuk e lejon kamatën apo dhënien dhe marrjen borxh të parave me interes. Kështu, Erdogan e ka përshkruar interesin si ‘nënën dhe babain e të gjithë djallëzive’. Ai ka shkarkuar tri guvernatorë deri më sot, të cilët i kanë bërë rezistencë kërkesave të tij për të ulur nomrat e interesit.
Problemi me të gjithë këtë është se sipas mendimit unanim të dijetarëve muslimanë, kamata apo interesi, nuk lejohen në asnjë lloj skenari të mundshëm, ndaj edhe disa vende të botës arabe nuk i lejojnë bankat e tyre ta ofrojnë këtë lloj shërbimi.
Ndërsa Erdogan është njohur ta përdorë këtë argument edhe pse ulja e normës së interesit ka efektin e kundërt, duke ja bërë njerëzve edhe më të lehtë dhe edhe më të lirë që të marrin para borxh, pasi interesi që i duhet të paguajnë është më i ulët.
Por ç’farë lidhje kanë normat e interesit me vlerën e parasë?
Në momentin që një bankë qëndrore ul normën e interesit, në përgjithësi paratë merren borxhë më thjeshtë dhe me kosto më të ulët që do të thotë se edhe vlera e tyre bie në raport me valutat e tjera.
A është kjo gjithnjë diçka negative?
Jo, kur inflacioni është i ulët dhe kur qëllimi yt është t’i japësh një shtysë eknomiksë së vendit. Në përgjithësi, interesi i ulët i inkurajon konsumatorët të marrin më tepër para borxh për të blerë më tepër gjëra, dhe bizneset kanë mundësi gjithashtu të marrin para borxh dhe të zgjerohen e të punësojnë më shumë njerëz.
Në të njëjtën kohë, normat më të ulta të interesit i bëjnë eksportet e një vendi më të lira, gjë që i bën ato më të dëshiruara dhe rrjedhimisht rrit konkurencën në tregun global.
Të gjitha këto janë pozitive dhe nxisin rritje ekonomike.
Atëherë, përse nuk ndodhi kështu edhe me lirën turke?
Sepse inflacioni nuk është aspak i ulët këto kohë madje ai është në nivele tejet shqetësuese. Ekonomitë në të gjithë botën po shkallmohen nga presioni i luhatjeve të çmimeve si pasojë e ndërprerjeve në furnizim, mungesës së mallrave bazë, rritjes së çmimt të naftës e shumë faktorëve të tjerë.
Sa keq është inflacioni në Turqi?
Në tetor, inflacioni vjetor në Turqi po kapte 20 përqind – një shifër 4 herë më lartë se objektivit i vendsour nga ekspertët prej 5%. E gjithsesi, qeveria vendosi të ulë normat e interesit dhe në një skenar të tillë kur inflacioni është i lartë dhe normat e interesit ulen, rritja e vazhduar e inflacionit është thuajse e sigurt.
A po rritet ndërkohë ekonomia turke?
Po. Në fakt, ekonomia turke u rrit me 7.4 % gjatë çerekut të tretë të vitit në krahasim me një vit më parë. Eksportët në veçanti janë fuqizuar ndjeshëm.
A ka ekonomi të tjera që kanë ndjekur shembullin e Turqisë duke ulur normat e interesit si përgjigje ndaj inflacionit?
Në fakt, jo. Koreja e Jugut, Rusia, Brazili, Meksika dhe Hungaria i kanë rritur normat e interesit si përpjekje për të mbajtur inflacionin në kontroll.
Si përfundim, çfarë mendimi ka Erdogan për ‘falimentimin’ e lirës turke?
Erdogan thotë se problemet e lirës janë një rezultat i sabotazhit që duan t’i bëjnë të huajt ekonomisë së Turqisë, si dhe mbështetësve të tyre brenda shtetit turk.
Gjatë një fjalimi të 22 nëntorit, ai u shpreh se do të përgjigjej me një ‘luftë ekonomike për të fituar pavarësinë’ të cilën ai dha fjalën se do ta fitonte Turqia.
Gjatë kësaj jave, ai tha gjithashtu se po punon për programe të cilat do të krjiojnë 50,000 vende të reja pune që do të shoqërohen edhe me rritjen e rrogës minimale.
Mbetet për t’u parë se sa efekt do të kenë këto iniciative dhe se si Erdogan do të veprojë, përballë kësaj situatë të jashtëzakonshme për popullin turk.