Propozim – buxheti për kulturë për vitin 2022 arrinë tre miliardë e 855 milion e 548 mijë denarë, ose 62 milionë e 692 mijë euro.Ajo është gati 10 milion euro më shumë se buxheti që kemi pasur në dispozicion këtë vit – informoi ministrja e kulturës Irena Stefoska në konferencën e sotme për shtyp, ku prezantoi Propozim – buxhetin e Ministrisë së Kulturës për vitin e ardhshëm.
Për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2022, nga buxheti janë ndarë mbi 17 milion euro, që është mbi 1,5 milion euro më shumë nga ky vit – tha ministrja e Kulturës.Në atë kontekst, Stefoska në konferencën për shtyp shprehu kënaqësinë që në Konkursin vjetor, i cili për herë të parë u realizua përmes aplikimit elektronik, kanë arritur 3800 fletëparaqitje,të cilat në mënyrë automatike kanë marrë numër arkivor.Ajo gjithashtu rikujtoi se janë mbajtur trajnime për aplikimin elektronik në disa qytete, është bërë një video udhëzues, ishin të hapura linja telefonike për konsultim dhe mbështetje teknike, si dhe adresa elektronike për pyetje nga shfrytëzuesit në secilën veprimtari, si dhe u vazhdua afati për aplikim në 39 ditë.Megjithatë, pas kontrollit administrativ të dokumentacionit të dorëzuar, shërbimet konstatuan se një numër i madh i fletëparaqitjeve janë plotësuar me kërkesa të pakompletuara nga konkursi.Për këto arsye dhe në interes të shfrytëzuesve, Ministria vendosi të japë një afat shtesë prej 15 ditësh.Në interes të shfrytëzuesve,Ministria vendosi që të jepet një afat shtesë prej 15 ditësh ( në përputhje me nenin 39 nga Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative).Shfrytëzuesve të cilëve do t’iu arrijë një postë elektronik, do të mund t’i kompletojnë fletëparaqitjet.Vetë fakti se pothuajse 2/3 e fletëparaqitjeve të arritura në fillim janë të pakompletuara,që vjen ndoshta nga neglizhenca e aplikantëve, na shtyu në këtë hap.Nuk guxojmë të dobësojmë cilësinë ndërsa ta minimizojmë konkurencën.Gjithashtu, gjatë kontrollit administrativ të fletëparaqitjeve është konstatuar një mbivendosje sistematike gjatë bashkangjitjes së një pjesë të fletëparaqitjeve në veprimtarinë botuese.Bëhet fjalë për një numër të vogël të fletëparaqitjeve,93, dhe për këto arsye secili aplikues do të kontaktohet dhe do të informohet se cilat të dhëna duhet të dorëzojë brenda afatit shtesë.Kjo nuk do të thotë një fletëparaqitje e re,por vetëm një plotësim shtesë të fletëparaqitjeve të paraqitura tashmë që kanë një numër arkivi.Nga nesër, 2 dhjetor, deri më 16 dhjetor është afati për plotësimin e fletëparaqitjeve – tha Stefoska.