Qeveria tregon se çfarë është biseduar në takimin Zaev – Gashi

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, me ekipet e tyre, sot kishin takim pune në kuadër të bisedimeve për formim të mundshëm të qeverisë dhe shumicë të përbashkët kuvendare.

Në takim, siç thuhet në njoftim, është vërtetuar përparim në harmonizimin e qëndrimeve rreth përmbajtjes së programit qeveritar dhe janë këmbyer idetë dhe pikëpamjet e dy palëve për të ndarë përgjegjësitë në nivelin më të lartë në institucionet e pushtetit vendor.

“Bisedimet vazhdojnë të udhëhequra nga aspiratat për agjendën evropiane të vendit dhe nga nevoja për të dërguar mesazhe të qarta te qytetarët dhe Bashkimin Evropian për përkushtimin e evropianizimit të Maqedonisë së Veriut, për përmirësimin e standardit ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, thonë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Në fund shtojnë se deri në fund të javës do të realizohen konsultimet e nevojshme në parti politike për t’yu siguruar pajtimi i nevojshëm me qëllim që të arrihet marrëveshje për qeveri të përbashkët që do të përkushtohet në sfidat që vijnë nga pandemia dhe kriza globale energjetike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *