Sot takim i ri Zaev – Gashi

Në Klubin e deputetëve në Shkup për sot në ora 14:00 është caktuar takim i ri mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi. Takimi i sotëm vjen si vazhdim i takimeve të mëhershme, për inkuadrimin të Alternativës në Qeveri.

Takimi u konfirmua si nga Qeveria ashtu edhe nga Alternativa.

“Sot do të ketë takim në ora 14 në Klubin e deputetëve, në të njëjtin format si herën e kaluar. Edhe kësaj radhe nuk janë planifikuar deklarata për media, ndërsa për konkluzionet nga takimi do të njoftojmë përmes një komunikate”, thonë nga Qeveria.

Kryeministri Zaev dhe Gashi kishin takim gjatë sitë së hënë, kur, sipas kumtesës së Qeverisë është rënë dakord në parim për pjesën programore të bashkëpunimit të mundshëm të ardhshëm të Alternativës në Qeveri dhe se vijojnë konsultimet për vendimet kadrovike .

Në takimin e së hënës, kryeministri Zaev ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski ndërsa lideri i Alternativës Gashi nga sekretari i përgjithshëm i partisë Bekim Sali.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *