Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po realizohet nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës në rrugë, në disa vende më të larta. Për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit ka mundësi për paraqitje edhe të ngricave.
Lidhja Automoto e Maqedonisë përkujton se ende është në fuqi ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, përderisa për automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.Jashtë mjediseve urbane, intensiteti i komunikacionit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.