Mbrëmjen e se dieles bora ka mbuluar Kodrën e Diellit, përcjell TV21. Reshjet e dëborës kanë bërë që rrugët në këtë pjesë të jenë të pakalueshme për disa automjete. Nga video pamjet shihet se rrugët janë ende të papastruara.
Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të jenë me intensitet më të lartë në disa pjesë lokale, përcjell TV21. Deri në fund të ditës në malet mbi 1,500 metra lartësi mbidetare, reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 5 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja prej 9 deri në 16 gradë Celsius.