Kryeprokurori bullgar vjen në Shkup për t’i marrë mostrat e ADN-së

Kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev i shoqëruar nga hetues sot do të arrijë në Shkup për të dorëzuar personalisht kërkesë për ndihmë juridike në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut. Prokurorët bullgarë duhet të marrin profile të ADN-së nga të afërmit e të vdekurve në aksidentin e autobusit për t’i identifikuar viktimat.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sot prokuroria bullgare duhet të publikojë informacione të reja për tragjedinë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për aksidentin e rëndë të autobusit ku humbën jetën 45 persona në autostradën “Struma” në Bullgari.
Televizioni bullgar “Nova” raportoi se gjashtë hetues nga Shërbimi hetimor kombëtar dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale e Pernikut po punojnë në procedurën para-hetimore.Zëdhënësja e kryeprokurores Sijka Mileva siguron se hetuesit bullgarë do t’i marrin dokumentet e nevojshme nga kolegët e tyre të Maqedonisë sa më shpejt që të jetë e mundur.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *