Ai tha se gjatë kësaj dite është marrë vendim ku familjarët e viktimave nuk duhet të posedojnë dokumente me COVID-19 dhe po ashtu u aktivizua SOS telefonata dhe sot gjatë gjithë ditës janë kontaktuar familjarët e viktimave dhe të lënduarve nga MPJ.
“Gjithashtu dërgova udhëzim të dërgohen dy diplomatë me përvojë të cilët tashmë arrijnë në Sofje me çka rritet rritet kapaciteti në ambasadën tonë në Sofje për të dhënë ndihmë qytetarëve tanë gjatë procesit të identifikimit të viktimave”, u shpreh Osmani.
“Pas përfundimit të procesit të identifikimit vijon edhe procedura e transportimit të trupave të vdekur”, u shpreh Osmani.