Presidenti bullgar kërkon hetim për aksidentin tragjik

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i ka shprehur ngushëllime presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për aksidentin e rëndë rrugor në autostradën Struma, ku humbën jetën të paktën 45 persona.

Në emër të popullit bullgar dhe në emrin e tij, presidenti Rumen Radev shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet dhe të afërmit e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe shpreson për shërim të shpejtë të viktimave të fatkeqësisë, shkruan Novinite.

“Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë pikëllim, solidaritet dhe ndjeshmëri të përbashkët. Dhjetra jetët e humbura janë humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”, tha Radev.

Kreu i shtetit bullgar u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të përcaktojnë arsyet që kanë çuar në aksidentin e rëndë trafiku, si dhe t’u japin në kohë të mbijetuarve mbështetjen në kohë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *