Në spitalin e Pirogovit në Sofje pas aksidentit të autobusit në autostradën Struma janë pranuar 6 pacientë, një vajzë 17-vjeçe dhe gjashtë persona të rritur, njoftoi për BTA dr. Maja Argirova nga Klinika për djegie. Pacientët janë jashtë rrezikut për jetë. Vajza dhe pesë pacientët tjerë të rritur janë në Klinikën për djegie, ndërsa një pacient është pranuar në Klinikën e Traumatologjisë. Të gjithëve po iu bëhen kontrolle shtesë në spital, përcjell TV21.
Aksidenti tragjik ka nodhur në magjistralen Struma, dikund rrethh orës 02:00, në fshatin Bosnek. Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë. Automjeti po kthehej nga Turqia në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Raportohet se një orë para aksidentit, automjeti ka naluar në një pompë benzine, pas çka ka vazhduar rrugëtimin, ndërsa aksidenti ka ndodhur një orë më pas.