Sot në Shkup pritet të arrij edhe një pako vaksinash. Ndonëse të shumëpriturat vaksinat amerikane dhe kineze ende mbeten larg, ato që më së paku u promovuan nga autoritetet shëndetësore, 3 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V, sot nga Moska do të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Këtë e paralajmëroi, Ministri Venko Filipçe, duke potencuar se ky do të jetë kontingjenti i parë nga 200 mijë dozat në total të vaksinës ruse Sputnik V, që ka kushte më të lehta të mirëmbajtjes, në frigoriferë në temperaturë nga 2 deri 8 gradë.
“Ne i kemi marr të gjitha dokumentet e nevojshme nga kompania ruse që të përgatitet procedura administrative në Agjencinë e barnave që nënkupton leja importit dhe gjatë vikendit leja të zbatohet. Besojmë që vaksinimi do të filloj të mërkurën, kurse nesër do të arrijnë vaksinat në ora 14:00”, pohoi gjatë ditës së djeshme Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.