Ambasadori Reka viziton kryetarin e Çairit Visar Ganiun

Mbështetja dhe urimet pas marrjes së mandatit të dytë për kryetar të Komunës së Çairit kanë vazhduar të arrijnë nga të gjitha anët. Ndërsa sot ishte kënaqësi që më nderoi me vizitën e tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka i cili më uroi punë të mbarë edhe në 4 vitet e ardhshme në drejtimin e Komunës së Çairit. Gjithashtu në takim shfaqëm gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha që janë me interes të bashkëqytetarëve tanë nga të dyja vendet.Gjatë takimit Ambasadorin e informova edhe me projektet kryesore që kemi realizuar katër vitet e fundit, por edhe me programin 2021-2025 që është një program tejet i realizueshëm dhe shumë i dobishëm për mirëqenien e banorëve të Çairit ka shkruar ne profilin zyrtar kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *