Përfundon numërimi i votave në Dibër, 138 vota dallim mes Dukës dhe Pocestës

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka përditësuar të dhënat e fundit nga rezultati i zgjedhjeve të djeshme lokale në Dibër.

Janë numëruar votat nga të gjitha 27 vendvotime, ndërsa më tepër vota ka fituar kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka me 49,69 për qind të votave të fituara, përkatësisht me 4.291 vota.

Kurse kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ka marrë 4.153 vota, gjegjësisht 48,09 për qind të votave.

Mbrëmë Pocesta ngriti dyshime për rezultatin zgjedhor, duke thënë se “presioni i BDI-së ndryshoi rezultatin”.

Ditën e djeshme është votuar vetëm në Dibër, pasi para dy javëve u përsërit votimi i rrethit të parë në një vendvotim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *