Futbollisti legjendar turk Hakan Sukur së fundmi ka pasur një kërkesë për klubet në Itali, duke kërkuar që ta ndihmojnë dhe t’i japin një rast, pasi ai ka mbetur pa asgjë.
Futbollistit të njohur i është ndaluar kthimi në Turqi dhe i është konfiskuar e gjithë pasuria pasi kritikoi publikisht Recep Tayyip Erdoganin.Sukur u largua nga Turqia dhe filloi të shiste specialitete turke në një furrë buke në Kaliforni, më pas voziti edhe taksi për të mbijetuar. Ai mbeti pa milionat që i kishte fituar me futboll
Në një intervistë për Italian Sportweek, ai aplikoi te klube italiane për ta punësuar.
“Historia ime është shumë e vështirë dhe ata morën gjithçka që investova në Turqi. Erdogan më ftoi të bashkohem me partinë e tij për të fituar më shumë vota dhe më pas më shndërruan në armik të shtetit”.
“Më morën gjithçka, më dëbuan, më arrestuan babanë. Vetëm sepse nuk ndaja të njëjtat ide si ai”, ka treguar Sukur.
50-vjeçari pretendon se kushdo që ngrinte zërin në Turqi duhej të largohej nga vendi.
“Fatkeqësisht, të gjithë ata që ngritën zërin dhe kërkuan demokracinë tani po paguajnë çmimin. Futbollistët turq janë të mirë kur luajnë jashtë vendit. Unë i këshilloj të mos protestojnë sepse do të përfundojnë si unë dhe nuk do të kenë mundësi të kthehen”.
“Pres që një klub i guximshëm të më jap një rast në futbollin italian, kjo do të thoshte shumë për mua”, ka thënë turku.